Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Ermentila GUCI

Goja me klorofil

————————-

Maskohemi fshehim

dhimbjen,

por pasqyra na njeh shpirtin.

Përpara saj jemi veç lule

kemi stinë që buzëqeshim.

Mbi sy ,dremi

trishtimi,pastaj mbi një gjethe

fluturojnë mendimet .

Midis dualitet te ngjyrave luajmë,

qepim gojën me klorofil.

/www.QendraPress.com/