Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Esmeralda BREGAJ
Përsëri
—————–
Do të vi
Aty, te mezi I hënës së pabërë
Me prit
Aty, te mezi i buzës së njomë
Më vadit
Me jet kur dielli të zbres në dhomë.
ngadalë
pa më prekur dhimbjen që kërcet si bombë!
Do të vi
Me nje valixhe me mall
Do fus plaget palë palë
Do I qëndis e arnoj
Dhe si petanik do i shtroj.
Do të fal
Pa duel e pa kandar
Pa dëshmimtar
Pa xhandar
Se lulja s’të vret në behar!
Do ikim
Kur hëna të jetë pjekur
Aty do puthen dy pika lotë
S’do dihet kush është Më fatlumi në botë.
Më vadit
Se buza më është tharë
Do kurorëzohemi përjet
Pa krushq e pa kitarë
Do lulëzoj
Dashuri e parë,
Si lulja e vrarë
Do kujdes e kararë
Shi dhe behar.
Përsëri….
Alda
/www.QendraPress.com/