Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Fitore HAKLAJ
BISEDË NË HESHTJE
————————————-
Fola me ato lulet
Ende të pa çelura
Ju thash
E dua shumë jetën
U lodha duke ecur
Nëpër gurët e malit
I pyta
Edhe sa rrugë kam?
Ulur buzë lumit
U mbyta në lot
Një dorë
E dua në krahët e mi
Lotin kush m’a fshin?
Ti dielli që linde edhe sot
Më merr në gji
U rrëfeva me ty sa e sa herë
Përgjigje nuk mora kurrë
Ah, loti im!
/www.qendrapress.com/