Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Fiza HOXHA
KUR
—————————
Fjalët rrëshqasin gratis
Me ose pa qëllim
Vijnë apo shkojnë
Kjo pak ka kuptim.
Shkojnë apo vijnë
Këtë ti e din
Kujdes se janë mendimet e tua
Të tregojnë ty se ku je dhe në çfarë niveli.
Të gjitha kthehen aty ku duhet
Por fjala e thënë me qëllim apo mbrojtje
E ka peshimin e vet!
Drita shpërthen
vetëm me një vrimë
Kur Dielli është komplet
edhe rrezja më e hollë
në momentin e caktuar arrin anë përtej!
/www.QendraPress.com/