Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Flora TEMAJ
Prej kohësh
————————–
Me një palë këpucë kam marrë udhë
Më janë lagur e tharë nën këmbë
Duke hapur shtigjet e ëndrrave
Shpeshherë të ngecura në baltë
Një gur në to, vrarë më kishte që moti
Ndërgjegjja nuk më lejonte të ndaloja
Këmbën zvarrë me dhimbje kohësh
Ajo grimcë depërtoi thellë në mua
Me të bredh, është kujtim sfidash
Nuk më vret më nën këmbë
Tani më vret brenda në shpirt
Po u lodha dhe dorëzova një ditë
/www.QendraPress.com/