Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Hamide AXHAMI
PARA AKTIT TË KRYER I MBYLLA SYTË
U përpoqa që ëndrrën
Zgjuar ta mbajë.
Si një foshnje e porsalindur
U skitha mbi çarçaf.
Natë e ftohtë
Me jorganin e errët pa yje
Më mbulove.
Shpirti u dogj zjarr
Epshi akull u ngri.
Ndjenjë e ndrydhur
Pas dëshire u venite
Si hënë e plotë
Ndriçon e zbehur.
H.Axhami
22. Shtator. 2023
/www.qendrapress.com/