Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Hyrije  JUSUFI

LARG …,

————————-

Nënë edhe këtë ditë ndërruam fjalë
Ti nga karentinë e unë poashtu
Më pyete çfarë bëra sot ..?
Kisha pritur shumë gjatë para poste
Aty rreshtuar një nga një dy metër varr largësie
Aty ku pritnin të jepnin nga djersa e tyre
Si me dhunë
Postës së vendit ku po marrë frymë

Askush , nuk flitnin
hanin buzët
Bebëzat ngjiteshin qiellit pa ngjyrë
si të ishte fshehur shpëtimi …

Të thash – jam mirë nënë
por më duket ajo është tretur që moti
Po thahet bashkë me lulet e pranverës
pragut saj mallkuar …!

Në shtëpinë ku bëra orët në ndihmë të tjerëve
kumtuar lajmit covi kishte zgjedhur disa
jam mbyllur që sa ditë
Jo për mua
Se nuk i frikohem kurrsesi
Le të vjen kur të donë
Por po mbyllem për ty nënë
Për tokën që e dua …

Do të përpija virus që shihen e nuk shihen
Për ty…

E çfarë të them nesër
Kur shpirtin ma kanë hidhëruar
Të lutem
Rri mbyllësh mes muresh të ftohta
deri te largësia nga unë
Per dy meter vend varri ….

Ti mbyllë lidhjen me fjalët
Zoti është një …!

Të dua o nënë edhe kështu me plagë …!
Do bëhem dallëndyshe të fluturoj
Qiellit tim ti jap ngjyrë
Të shtrëngoj fortë
Paçim një gisht të bekuar mjekimi
O diell !
/www.qendrapress.com/