Fryma poetike e së mërkurës më  poeten:Hyrije JUSUFI

KOHA KUR PLASË PËRDITË

(Preshevës sime)

————————

Sa herë desha të preja rrugëtimin aromën e tokës ndjeva

Përndritjen e zogjve në shtegtim u fala fjalë cicërime amshimit

Luleve të jetës u ndjeva erën përtej lakmive që mbysin shpirtin tim

Në rrënjët tua, lis i fortë

në fisin Ilir mësova ngjyrat e gjakut shqip

Stinët ndërrohen e gjetheve ngjyra u bie

por ti qëndron trungu i lashtë..!

Hapi rrezet e diellit në gjurmët tua shkëlqimi lartësohet përtej harrese

Emri mbijetesë i fateve që shkelen djajtë mbi lashtësinë e nënëlokes

Hijeve mbështjellur sytë kërkonin ikonat

që shekujve i dhanë dritën

Mbi valët e jetës barte emblema heronjsh me shpresën e lirisë…!

Eh ! Ylberi të fali shtatë ngjyrat e bukura në shtatin e nusërisë

Përqafimeve mallëngjyese në pritë tu dilje mbushur krenari

Egërsinë e natës ndër fjalët e bukura shkruar me ngjyra yjesh

Si perlë idealesh mbete që kurrë ikur s’ke valësh qiellit vrarë

Në Preshevë ikë koha…dhe shpejtë mbrëmja bjen si perde terri….!

Është zbehur drita me zemër dridhur rrugëve tua kur kaloj e trishtë

Ku mbeten gjithë ata zëra që zhurmonin pas orëve të historisë sate

Nuk ka më nxënës, as sirena kur kalonin mbi dymijë gjimnazist rrugës

Trotuareve tua nuk ka plisa të bardhë me shpirtë të dlirë njerëzor

Mbyllur murëve të shtëpisë përplasur mes lajmesh të rreme….!

Me kusht a ketë kusht apo pa test

me gurin e ndeshur padrejtësive kufizimit

Pse vallë duhet të kem atdhe të dytë e huaj

andej e huaj këndej në trojet e mia

Në Preshevë, aty ku ik koha si askund tjetër …!

Aty ku gjaku me thërret

Aty ku nuk ngopem dhe etja djeg shpirtin për njerëzit e dheut tim

Ku ata rrinë dhe përbijnë shpresën e të nesërmes së brishtë

Rrinë …

e përhijnë e plasin përditë në thyerjen e shpirtit t’dlirë…!

/www.QendraPress.com/