Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Kumrije Avdyl SHALA

Këndoj për ty

—————————–

Nuk ka natë qe s’mendoj ,

Nuk ka ditë qe s‘kujtoj,

Nuk ka ora as dakikë,

Se për ty mall me ka mbytë.

Rri e heshtur çfarë te bëjë ,

Lotët rrjedhin si lumeje

Zemra digjet si rrufeja,

Afshin tënd çdo ditë e ndjeja.

Nuk ka natë qe s’kujtoj

E as n’ëndërr dot s’takoj

Eja shpirt së m’dogji xhani,

Oh sa shumë me ka marrë malli.

Ti çdo natë më lën pa gjum

Doxhe xhanin bërë shkrum.

Eja pra mos mè mundo

Zemrèn time ma shero…

]/www.qendrapress.com/