Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Lavdije HOXHA

Dashuria ime!!

—————————

Fustanin me girasola,

E kam veshur veç për ty,

Rri e pres në breg të detit

Nuk më thahen ata sy.

Ike shkove në kurbet,

Do të vij shpejt mua më premtove

Pa ty se dua këtë jetë

Se ti mua më harrove.

Në breg të detit rri e pres,

Dielli po perendon,

Valën e detit pyes për ty,

Por vala mua s’më kupton.

Pyes për ty edhe pulëbardhat

A mos vallë të kanë parë,

E vetmuar e mërzitur,

Mu verbuan sytë duke qarë.

Dhashë e dhashë, e më s’durova,

Dhe u ktheva në shtëpi,

Veç për ty unë shumë lotova,

Se më humbi kjo dashuri.

Përtej detit të pa anë,

Dashuria ime shkojë,

Nuk e di fatin e tij,

Loti syrin ma verbojë.

Lavdije . Hoxha. 3. 5. 2024.

/www.QendraPress.com/