Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Linda FANA

FEMRA, GJYSMA E MIRË

————————————-

Ti je lule në stinë pranvere,

Pa ty jeta s’ka kuptim,

Je vajzë, motër, nënë e grua,

Ndaj kjo botë nga ty merr bekim.

Je mbretereshë që humbjes nuk i frigohesh ,

Se nga humbja e forca bëhesh shtysë për dashurinë,

Je Kurorë në mbretëri,

Të përulen a përulesh,

je e pazëvëndësueshme,

Je formim në shoqëri.

Je engjëll, që ka të bëj me fuqinë e universit,

Nga natyra je zemër e butë,

Ke qëllimin ta ndryshosh botën,

Ti katalizator e dashur e urtë.

Mos lejo që bota të ta ashpërsoj zemrën tënde,

Ti femër që dhimbjen e përballon me forcën e shpirtit,

Mbjellë dije, dritë e kulturë

Nga brezat nuk do të harrohesh kurrë,

Një grua lidere, drejtuese, kudo në ekonomi,

Fitimprurëse dhe një shtëpiake gjithsesi,

Rritë fëmijë kujdesesh për bashkëshort e shtëpi,

Kjo është femra, rregullator në shoqëri.

Jeta zhvillohet me femra po të jemi të forta,

Dhe do të vazhdojmë të thyejmë çdo ditë barriera,

Do t’i sfidojmë gjithmonë vështirësitë,

E do ta përqafojmë më fort jetën, me ëmbëlsim,

Me ne të bekuarat femra, jeta do të jetë gjithmonë një bekim.

/www.qendrapress.com/