Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Majlinda PAJAJ
I zgjova e trembur…
—————————-
U zgjova e trembur, loti pikoi,
Isha në ëndërr, por e gëzuar,
Me vrap, baba, të përqafoj,
Një botë je larg, por nuk ke shkuar.
U zgjova e trembur, mallit zbuluar,
Sa kohë po prisja, që të mbërrije,
U bëre drita, që s’ka të shuar,
Gjithmonë rri ndezur, në zemrës time.
MAJL
NEW YORK
/www.QendraPress.com/