Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Manushaqe Hoxha LAÇI
Valsi i lumturisë
———————————–
Me rrezen e syrit, seç ma ndez ëndrrën
Me polen të lules, ç’ma mjaltos këngën
Kërcen ti me naze, si flutur hedh këmbën
Këmbën lehtë e hedh, loz si një flutur
Dredh e përdredh, bel e trup të bukur
Larë me vesë agimi, thellë shpirtit, futur
Ç’ma trazove ndjenjën, futur thellë në shpirt
Në vals lumturie, m’i kthen natë e ditë
Dejesh më deh aromë, puhizë e trëndafiltë
Me shigjetë të syrit, më ndez çdo dëshirë
Moj gonxhe lëndinash, buzë rrëkes mbirë
Me dritën e hënës, ndrin në errësirë
/www.qendrapress.com/