Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Marigona ZEKAJ
Prindër
—————————–
Sa rrudha keni në ballë
Aq janë dertet dhe mërzia
Sa plagë keni ne trup i
Keni nga brengat e fëmija
Sa e lumtur është jeta
Kur për ty dikush mendon
Ku je ku rrinë e ku po shkon
A ke ngrënë e a ke pi
As kush si mban këto
Derte përpos një zemër prindi
Haku juaj moj nanë a babë
As nuk zhdukët as pakësohet
As me mundë as me djers
Kurrë ne jetë nuk paguhet
E kur më s’jeni ne jetë
Vendi bota edhe zemra
E zbrazë do të jetë
/www.QendraPress.com/