Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Meri BO
Ëndërr ishte !
—————————–
Violina që më qëndronte në qafë,
ishte magjike.
Harku, i dashuri i saj i vetëm,
përhapte notat dhe i shpërndante ngado.
Kishin një mision;
të zgjonin zemrat e fjetura
dhe ndërgjegjen e plagosura
nga mëkatet e mohuara.
Një dritë e frikshme e lau krijesën.
Njerëzit buzëqeshën dhe mbi tiparet e tyre
një dritë ja nisi këngës.
Të gjithë u bënë të bukur, me tipare fëmijësh.
Sytë e tyre, ftuan zogjtë në festë
dhe i dëbuan psherëtimat.
Notat endacake më tej,
akorduan violinën dhe vendosën
një paqe të gjatë me ëndrrat !
/www.qendrapress.com/