Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Mimoza Elioni OSMANI
Dielli dhe hëna.
———————-
Dielli dhe hëna ,dy miq të vjetër
Duhen siç duhen dy ashik
Kurrkund nuk ka si ky çift tjetër
S’di ku takohen është vend mistik.
I shtriu terri të zezat duar
E hodhi nata vellon e parë
Kur drita ditën ,ka tradhtuar
Qilimi i flaktë ,mbi det sipar.
Takimi tyre, thonë s’bëhet kurrë
Se dielli ikën ,kur afron nata
Dhe hëna, s’gjeti tjetër burrë
Veç kaltërsi, puthi e ngrata.
Çudi si mbetën të dashuruar!?
Kur nuk janë prekur asnjëherë
Njëri Olimp me mall bekuar
E tjetra, Doruntinë me verë…
Si nuk janë mbytur ,netëve në pritje!?
Flokët e mallit , bregu u’a krehë
Prej qiellit , ndër valë bëjnë shëtitje
Agimi ri i dehë , i dehë…
Ndaj dashurohen përsëri
Me heshtje flasin herë pas herës
Kjo pritje i ripërtërin
Si lulet në prag të pranverës.
/www.qendrapress.com/