Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Mirishahe ELSHANI
S’DUA TJETËR EMËR
(A.Bunjaku)
——————————–
Për derisa retë e zeza po vijnë
Drejt diellit tim
Do ta mbroj me gjak
Nuk kam frikë as pak
Do ta mbroj secilin cep të atdheut tim
Në secilin gur në secilin mur do ta ndjekë armikun tim
Nuk dorëzohem për besë kurrë
Por të vdes siç patën vdek burrat dikur
Ringjallëm si UÇK-ja në flamur
Do të bëjë dritë si nurë
Pavdekësinë e fitova
Lot mos derdh lumë nëna
Siç na flasin gojëdhënat e lashta
Do ti mbrojmë trojet e vjetra
Nuk dua kurrë emër tjetër
Për derisa për këtë tokë jam betuar.
Hero emrin e kam fituar.
24 shtator 2023 /www.qendrapress.com