Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Nexha REÇICA

LERMË TË NGRIS NJË KALA

—————————————-

Lermë të të dua

edhe kur jemi larg

nga dashuria ime për ty

do të ngris një kala.

Që të jesh hije ime

ngado që të shkosh

të vdesësh nga dashuria

e të ringjallësh sërish.

Lermë të të përkund

që të ecësh në lum,

Do të zgjohesh

në anijën e përjetësisë.

/www.qendrapress.com/