Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Servete ELEZI
Edhe yjet u mërziten me mua..
—————————————–
U mërziten nga pyetjet e mia
Saqë më thanë;
“U shndërrove në pikëpyetje “
I pyes për të kaluarën…
Përse bardhë e zi?!
Përse kujtimet nuk kanë ngjyra?!
Përse e tashmja është gri …?!
Zhytem e tëra në pjeshtjellimin e tre ngjyrave..
E kërrusur me penelin e jetës
vetëm asaj që vjen, arrij
ti jap pak nuancë
Me shpresën që koha t’mos i shpërlaj
Për ti kthyer përsëri
në gri… !
/www.qendrapress.com/