Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Shpresa DHIMA
NËSE NJË DITË
————————
Nëse malli për mua të merr
Nëse kujton tonën dashuri
Me vetmin shtratit tim unë fle
Dhe në ëndërr me ty bëj dashuri.
Nëse puthjen time kërkon
Me rrezet puthu një çast
Nëse ato shpirtin të ndezin
Në shtrat të hënës fli këtë natë.
Dhe unë ulur në gjunjë në vetmi
Kësaj nate i frigohem….
Dorën zgjatë perden e zezë t’ia çjerrë
Përhumbur vetmisë e pashpresë.
Dashuria zemrën vret
S’gjen ilaçin për t’a shëruar
Fund detit thuaj se fundi erdhi
Një pikë loti si një oqean pikon.
Dhe aty në të dalë të diellit
Dallgësh mbërthyer pafund
Kërkon ëndrrat të zgjohen,
Në krahët e dashurisë .
Ndaj mblidhmë krahëve, futëm në gji
Aty ku ngrohtësinë shpirti kërkon
Buza zhuritur puthjes lëngëzon,
Që shpirti jot e do pa tepri!
/www.Qendra Press.com