Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Shpresa ZURNACI

PRITJE

Sa herë e sa shpesh ngela në pritje

Prita diellin të shkëlqejë mbi supet e mia

Prita hënën të ndërtojë siluetën time

Prita po çfarë nuk prita në këtë jetë

Asnjëherë dielli s’i lëshoi rrezet mbi mua

Që të shkëlqejë si ar jeta ime pastaj

Asnjëherë hëna s’ma dalloi siluetën time

Që të mos vrapoj pas hijeve të huaja

Dhe ngela duke pritur rrezet e diellit

e ndriçimin e hënës në një jetë pritjeje!

Ah sa prita…!

Shpresa Gashi Zurnaci /www.qendrapress.com