Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Valbona KOLAVERI
DILEMË
————————-
Njëkohësisht ,
Përmes dilemash
Brenda vetes
Më ndodh,
Të Dua,
Dhe të mos dua,
Të mendoj,
Por edhe çmendem,
Të qaj,
Por edhe të qeshem,
Sa pres që të afrohem,
Po aq ,
Dua që të largohem
Më vjen të ulëras
Po kaq edhe të hesht
Shpesh,
Përmes dilemash
Mësoj jo veç të rrëfehem
Por sakaq dhe si njeri
Të rritem
/www.QendraPress.com/