Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Vjollca ALIAJ

Kur shpirtrat dalin nga shtrati

——————————————

Janë ditët kur lumenjtë dalin nga shtrati.

Nën një kurorë lofatash

hëna më kot kërkon frutat me skajin

e fundmë të draprit.

Mbështetur mbi shpinë të dritës

përpiqem të zbërthej kode të përmjegullta,

rrebeshe yjesh…

Brenga pikon germat e emrit tënd,

më deh.

Shkojnë,

flladet e zbulojnë çatitë e mallit,

Shkojnë,

zogjtë e çukisin hijet e puthjeve.

Janë ditët kur shpirtërat dalin nga shtrati.

/QendraPress/