Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Xhemile ALIU
ZËRI I EMBËL I FËMIUT
ADORIT
Me zgjoi ëmbël zëri yt
Eshe vajin ke këngën ma të bukur
Edhe kulmi shtëpisë mbushur dritė
Vogëlush o engjëll jetën na ke përtëri
Dhe zgjohemi plotë shpresë
Për ardhmërinë
Ai zëri yt porsi zë bilbili
Kur në pranverën e hershme zë e cicëron
Është zëri i jetës i shpresës dashurisë
Zëri i Adorit,që gjithë çka premton
Është zë shpirtëror dhuruar nga zoti
Bekuar gjerë në shenjëtari
Është jehona jetës na fton për së gjalli
Është pasardhësi ynë për vazhdimësi
dhe sot po gdhihem me buzëqeshjen
Kjo ditë e bekuar qoftë nga zoti vet
Në krahët e gjyshërve me elan për jetën
Ador o engjëlli ynë ,zoti të bekoftë
/www.QendraPress.com/