Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Zana PIRA
Ëndrrat nuk ekzistojnë në pasqyrë
——————————————-
Nuk ekzistojnë ëndrrat
në pasqyrë
e njëjtë duket bota
në paqenësinë t’ime
pas vdekjes së”Orfeut”
(Eurodika) mbjellë
urrejtjen e dashurisë
vertikalisht
dhe kthehet e vdekur
në pasqyrë
e pathëna e”Persofenit’
rrënon murin e Rozafës
që gjithmon të kemi uri
për legjendë
e legjenda muroset në kohë
pa e pyetur Doruntinen
për ardhjen e Konstandinit
sepse fundi nuk na qenka vdekja
as fillimi siq thonë jeta….
pas metamorfozes
Yjore
asgjë para syve
nuk shfaqet
në horizont
për datëlindjen
e-Austa-Saujlilia-
pa u shikuar në pasqyrë
Ç’na duhet
atëherë
pasqyra
kur ëndrrat nuk e kzistojnë
në pasqyrë
jo
nuk ekzistojnë…
Zana. Pira
/www.QendraPress.com/