Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Ajne IBËRHYSAJ

Dimër…

—————-

Po erdhe

Kam frikë do të jesh i përmbytur

Në bebëzat e syve të mi

Ti do jesh si ato retë e bardha

Që paralajmërojnë veç shtrëngata

Mblidhe veten, shko

Kjo është gjëja e vetme

Që kurrë nuk të kam thënë

Eja!

Është e vetmja lutje!

Që asnjëherë s`ta kam bërë

Në sytë e tu do të vetëvritet dimri

Dhe dielli do të verbohet

Lumenjtë të kripur do vërshojnë

Plagët e gërryera nga ditët

E mbetura peng

Nga kjo botë e pangopur

Që ulërinë brenda nesh

Ku e nesërmja

Kurrë nuk e kthen kokën pas

Nëse jeta është udhë njëkatëshe

Na kujton një pranverë të acartë

Ti duhet ta kuptosh

Unë të dua më shumë se urat

Ëmbëlsi e fjalës së heshtur

Që dua të marr frymë lirisht

Nën hijen e përqafimit

Të gdhendur në zemrën e dimrit!

/www.QendraPress.com/

s