Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Asllan MIFTARI

PASOJAT E SË VËRTETËS
——————————-
Të jesh i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë
T’ i thuash të vërtetën, dikujt në sy
Hedh gurë e të thotë, njëmijë fjalë nga pas
Madje përfundon dhe në armiqësi !
Se dikush është tinëzar dhe i pabesë
E lidhje gjaku, s’ ka me të drejtën
Të godet e hedh, njëmijë fjalë nga pas
Nëse në sy i thua të vërtetën !
Ndaj e vërteta, dikujt i duket e hidhur
Sepse të hidhur e ka virusin në mendësi
I urryer mbetesh, gjersa të kesh jetën
Nëse të vërtetën i thua në sy !
/QendraPress/