Fryma poetike e së mërkurës me poetin brilant;-Gëzim AJGERAJ
ÇASTE ME HESHTJE E ZEMËRIM
————————————————-
Me ditën sot ndamë këtë heshtje plot mjegull
Dhe kjo mugëtirë që mi ngushton hapësirat horizontit
Përtej flatrojnë verbërisht vegimet e largëta
Dhe kujtimet e heshtura që kurrë s`do të kthehen
E kotë të jetosh me ëndrrat e së shkuarës
As bukuri e tyre e as melhemi s`kthehen më
A kthehen rrugët nga kemi ecur a ikja nëpër mall
As stinët e pranverave të njoma as gëzimet
As rrjedha e lumit tek burimi as loti i nënës tek porta
As ikja e babait atë ditë vjeshte pa lamtumirë
E sotmja e përmalltë tërhiqet dhimbshëm frenave të së shkuarës
E si kuaj të hazdisur vrapojnë motet e trazuara
As globi e as ne s`ndjejmë qetësi se për shije s`flet kush
Në një kohë kur flitet për atom e për flakë luftërash
Manjakët kanë pushtuar botën e politikat hanë kokat e njerëzimit
Art i ushujzave kjo e mallkuara, mjerë njerëzimi
E ti që matesh me diellin miku im
e sheh përtej errësirave
Ec e duroj këto vegulli qielli mbi kokën tënde
Ec e bindju kësaj miopie që ka verbuar horizontin e diellit
Ec andej nga ecin luanët vetëm e grushto kohën e ligë
Mos e ndal udhëtimin tënd drejt diellit.
Nëntor, 2024
/www.QendraPress.com/