Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Destan S.UKAJ

DO TË VIJË

Atje do të nisëm në këmbë

Aty kam për të ardhë

Tek Ara e Dëshmorëve nën Sukal

Ku luleborët kanë dalë

Me lulëkuqet e pasbjeshkës

Erdha me hapat e pleqëve

Do të vijë tek ti me barrën e mallit

Me gurin e Sukalit

Me hapin e djalit.

Erdha në këtë lendinë

Me gurë në shpinë

Anë e kënd botës braktisë

Do të vijmë Atdhe

Me varkën e Odisesë

Me hapin Maratonomak

Do të vijë tek Ti Sukal

Edhe kur hëna shëndrit

Edhe kur dielli bënë dritë.

Tek Ti do të kthehemi Atdhe

Si një Ante.

/www.qendrapress.com/