Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Dragusha NDUE

MALLKIMI I NATËS
——————————
Nata mallkon ditën me zë të virgjër hëne:
-Ti më vesh me krime që s’i kam bërë aspak!
Më quan strehë hajdutësh, më quan të frikës nënë,
dhe lan veten e bardhë, si duart e Poncit Pilat.
Unë jam veç errësirë, -thotë nata, s’kam duar,
jo thikë, jo armë, jo arkë e zbrazur.
Unë mbuloj turpin, ti e shfaq si flamur,
Dhe shfaq të pavërtetën si të përsekutuar.
Në hijen time puthen të ndaluarit,
qajnë jetimët, të braktisurit luten.
Në dritën tënde vidhen shtete, të mjeruarit,
me sy hapur, me ligje të mbyllura këputën.
Ti vret me kontrata, me kostum e kollare,
unë vetëm hesht, se s’kam zë të flas.
Ti mashtron me tituj, me grada, me pare,
unë mbuloj plagët me yje dhe s’bërtas.
Dhe prapë mua njerëzit më mallkojnë,
kur s’duan të shohin pasqyrën e jetës.
E urrejnë errësirën dhe më akuzojnë,
se ua kam fshehur fytyrën e së vërtetës.
(D&N- e martë, më 27. 01. 2026)
/QendraPress/