Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Enver SAHITI
SONTE
————————-
Sonte dua të dehem
Të zbrazi gotat deri ne fund
me atë aromën tënde
Deri në amshimin e pasosur
e të ngopem si peshku
me ujë deti t’kryposur.
Dua sonte të dehem
Ashtu si dehen bletët në nektar,
me nektarin e lules së parë
E të shtrihem në fushën e dashurisë
ku fytyra e jote të më qëndroj sipër
E të çmendem duke ta shiju bukurinë.
Mandej si i çmendur të vrapoj
Mes luleve me ngjyra të ndryshme
E si i dehur veten time ta harroj
E të falënderoj zotin si shpeshherë.
Të dehem nga nektari i buzëve tua
Ku me ty çdo stinë është pranverë
/www.QendraPress.com/