Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Enver SAHITI

Në gjurmët e Mujës, në Pashtrik”
——————————————–
Sot Pashtriku s’ishte vetëm mal,
ishte kujtesë që ecën në këmbë,
ishte hap i bashkëluftëtarëve
që ndjekin gjurmët e Mujë Krasniqit.
Era fliste me zërin e tij,
gurët mbanin betimin e dhënë,
se liria nuk u fal —
u fitua me gjak, me besë, me zemër.
Mujë, emri yt s’është vetëm histori,
është udhë që s’harrohet kurrë,
është flamur që ngrihet në shpirt
sa herë Pashtriku merr frymë.
Sot ecëm për të mos u ndalur kurrë,
sot kujtuam për të mos u harruar,
se heronjtë si ti nuk vdesin —
ata bëhen dritë mbi atdhe.
Lavdi Mujë Krasniqit!
Lavdi dëshmorëve të lirisë!
Enver Sahiti
/QendraPress/