Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Gazmend BEQAJ

E veçantja ime
—————————-
Me ty është gjithçka ndryshe
edhe drita e zbehtë e hënës
në qiellin plot re
sdhe rrezja e diellit n’përëndim
me ty gjithçka është ndryshe
sepse askush si ti nuk arriti
ta vjedh ëndrrën time
e të bëhet pjesë e përnatshme e saj
të trazoj pasionet e fjetura në mua
e t’i jep flakë hirit
të paluar ndër vite
në rrudhat e zemrës sime
bë thellësitë e shpirtit tim
Askush si ti nuk solli paqë e lule
plot ngjyra e hijeshi
në bahçen e vjeshtës sime
me ndijesinë e harruar qëmoti
të të qenit i dashuruar…
Askush si ti … e veçantja ime
/QendraPress/