Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Gëzim AJGERAJ

ZALLAHI E DHUNËS

Kur pëlcet një luftë e ndizet një vatër zjarri diku

dikush i hedh lëndë djegëse, disa vrapojnë ta shuajnë

e shum të tjerë bëjnë sehir

si në filmat horror,

kur njeriut i mirret jeta dhunshëm

vdes një fëmijë, një i ri, një plak, a një luftëtar

që mbron pragun e shtëpisë

edhe atëherë kur ajo shembet mbi të

e raketat e shpojnë qiellin

mbi kokën e tijë

thonë se po kriset njerëzimi

apo dhuna ka hyrë si me gjilpëra në koka njerëzish

pastaj thonë se toka nuk na zë

e i duhet kursyer metër katrorët

duke i munguar frymët e racës njerëzore

thonë e ç`nuk thonë të mdhejt e të mdhejve

për rendin e ri botrorë

që assesi spo mundë ta lindin

pa dhunë

ndezin një vatër zjarri

pastaj edhe një një tjetër,

dhe një tjetër

dhe eksperimenti në epruvetat

e kokave të krisura

kërkon pulsin e rezultatit

për ta matë

sasinë e dhunës që i duhet krimit

e gjithë kjo

në fillim duket si një lojë me filma

më vonë jetët e njerëzve

po numërohen me numra predhash

në fund

po vdes njeriu i pafajshëm

ata që duhet të vdesin të parët

mbetën kolltukëve!

/www.qendrapress.com/