Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Gëzim AJGERAJ
NË KUJTIM TË LOKES SIME
(Pranë varrit të saj)
—————————————–
Kur e pushtoi mosha
ajo i gëzohej pleqërisë saj
edhe vdekjes që po e ndiente
gjithnjë e më afër
bile i thoshte, shyqyr që po afron
e po ikë faqebardhë nga kjo botë
Ajo i kishte përjetuar tre luftëra
në të parën si fëmijë në derën e
babait të vet e të dytën për pak sa
burrin s’ia vranë para syve
e në të tretën ishte vet rob i saj
Nuk desha të ia kujtoj vuajtjet
as aktin e robit kur serbët
bashkë me djalin e saj, babain tim
i keqtrajtuan, i rrahën, i plaçkitën
e ua dogjën pasurinë para syve,
e për ditë të tëra i endën katundit
pa vënë as bukë e as ujë në gojë
për afro një javë
As për tmerrin që e pa
ato ditë të përgjakshme në Vërri
kur ia rrahën të birin
e i vunë thikat në fyt e revolverin në kokë
as për portofolin e sajë
që e mbante litarë në qafë
dhe paratë për “qefinin” e saj
pas vdekjes
Por dua ta kujtoi gjyshen time
për mos’pajtimet dhe kohën
që asnjëherë nuk iu nënshtrua
dhe kurrë nuk u pajtua me të
dhe padrejtësitë që hapëronin
si re të zeza mbi kokat e njerëzimit
Po i gëzohem ikjes nga kjo botë,
me që isha e pa fuqishme
të paktën të ndryshoja diçka,
por kurrë nuk u pajtova
e nuk iu nënshtrova ligësive të saj
përherë faqebardhë
Ehhh,
me ç virtyte të shëndosha e edukatë
mi rriti edhe ëndrrat e mia
Dritë pastë shpirti i bardhë i saj!
Shtator 2023, Malësi e Vërrinit
/www.qendrapress.com/