Fryma poetike e së mërkurës me poetin ;Gëzim AJGERAJ
NISJET
————————–
Ato njëherë vijnë tek porta,
vijnë të të marrin ty
vetëm njëherë vijnë e të marrin
Dhe kur të marrin udhëve të veta
s’të pyesin as për kthime e as për harrime
njëherë të marrin me vete për udhë
Vijnë befas pa trokitur tek porta
as pa e hapur atë
të arrestojnë pa dhunë e pa maska
duarthatë
e të marrin me vete për udhë
E nëse të kanë grabitur ëndrrat e tyre
humbur të kanë m’atë anë të gjeografive
pa udhëkthime
Në prangat e tyre mos rafsh
as edhe njëherë të vetme
se bëhesh rob i përmallimit
nëpër udhë
/www,QendraPress.com/