Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

JETA ËSHTË E SHKURTËR
——————————–
Jeta po më duket
si fitili i llampës
po i fryu dikush
të lë në terr të natës !
Bëni,çka të bëni
për një çast mendoni
jeta është e shkurtër
kujdes si veproni .
Të punojmë për këtë botë
jo për botën tjeter,
jeta është shkurtër
avullohet porsi eter.
Ne jemi popull fisnik
jemi popull i vjetër,
kontribuuam për të huajit
dhe pak për vetveten.
Shumë perandori
kaluan në Ilirinë tonë,
na ndërruan fetë
na zvogëluan vatan.
Perandoritë e huaja
lan edhe farën e vet,
herë u bëmë popull
herë u bëmë milet.
Herë besuam në gjarpër,
herë besuam në Olimp,
herë u bëmë me hoxhë ,
herë u bëmë me prift.
Sot ne si popull
jemi më të arsimuar,
por feja me komb
shumë na janë ngatërruar.
Edhe kur shkojmë krushqi
edhe kur shkojmë në të parë
prijës të grupit
e zgjedhim një fetar.
Leni more fetë
ç’ju duhen ato
armiku na futi “thikën”
përçaj dhe sundo.
Dhe kur armiqtë tanë
shkojnë deri në hënë,
ne me mashtrimet e tyre
Kosovën e bëmë “kurban”.
Dhe kurbani
copë në copë ndahet,
kujdes dhe Kosova
ashtu mos të shpërbëhet.
/QendraPress/