Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

PRISHTINA NË DHJETOR
——————————–
Qyteti është dekoruar,
mërgimtarët kanë filluar të vijnë,
ditëve të ftohta të dhjetorit
ua japin ngrohtësinë.
Qyteti duket si nuse e bukur,
sheshi i stolisur, tavolinat shtruar,
të gjitha pijet servohen ,
duket si një dasmë e madhe,
me shumë të martuar.
Edhe pse është ftohtë,
gati me mërdhi,
nuk mungojnë hellonket me mini,
me pallto ngjyrë të zi.
Sheshet janë mbushur të rinj,
muzika ushton në katër anët,
të gjithë dukën të pasur,
askund s’i shoh varfënjakët.
Lypësit,si gjithmonë ,
zanatin s’e harrojnë,
gra me foshnje në prehër,
ulur në asfalt, lëmoshë kërkojnë.
Disa ,lutën përvajshëm,
disa këndojnë me dhembshuri,
nuk zgjedhin mënyrë
te lëmosha me mbërri.
Sa herë dal në qytet,
një kafe për të pi,
gjashtë a shtatë lypës
kërkojnë lëmoshë me dorën shtrirë,
me refrenin:
” Ju lutem, më ndihmoni, zotëri”.
/QendraPress/