Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

PAGJUMËSIA
———————
Pas mesnate doja të flija,
gjumi s’më merrte,
thonë se për pagjumësi
imagjino livadhin e gjelbër
dhe numëro delet një nga një.
I numërova,më doli
“Bagëti e Bujqesi”
vepra e Naimit si melodi,
më fluturoi mendjen deri në Gërmi.
Atje kisha parë dele edhe dhi,
kumbullat kishin çelur për bukuri,
drunjtë anash me sytha të rinj,
lugina kishte një gjelbërim të ri,
krojet rridhnin si melodi,
pa qenë i etur desha të pi,
zogjtë cicërronin të gjithë njëzëri.
Eca shpatit në një lartësi,
kishte rënë borë, si për çudi,
dy stinë ishin ndeshur atje për befasi.
U ula një kafe desha të pi,
në restorantin aty përmbi,
kishte qenë mbyllur, te dera qëndrova,
sytë mbylla, diçka mendova,
më kishte marrë gjumi,
në mëngjes u zgjova.
Gjysmën e ëndrrës e ngatërrova,
nuk di si u ktheva,as si shkova,
disa lule i këputa, atje i harrova,
mu kujtua që sot ndeshje futbolli
ka Kosova,
u bëra gati,në stadion shkova,
biletë nuk gjeta,veten e mallkova,
s’më mbeti gjë tjetër
veç në TV ta shikoja.
/QendraPress/