Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Kujtim OSHAFI

Të pres në heshtje……..
———————————
Sa zemra do njeriu, se mua një s’më del?
Të dua me gjithē zemër, e zemra mos lēvizē
Sdi si jeton trupi, kur zemra tek ti vjen
Si jeton pa gjak, derisa tē mbushet pērsēri?
Ike pa bërë zhurmë, e unë pres në heshtje
Si një ditë gushti, shiun që të bjerë
Po ndjenjat e mia, pse i dogje çdeshe?
Apo e ngroh zemrën, kur malli të vjen?
Sa herë gotēn ngrej, pērherē e pij me fund
As që e mendoj fare, sa dēm të bēn pija
Sa herë të kujtoj, në mendime humb
Pija ska vrarē aq, sa ka vrarē dashuria.
Ujvarē është bërë loti, e srri dot në sy
Mundohem ta mbaj, por sgjej dot një kurē
Fillon e pikon, sa herë të kujton ty
Hajde më trego, në kam tjetër rrugë?
Kujtim Oshafi-Edinburgh -Skoci
/QendraPress/