Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Landri XHEMALAJ

Sikleti i plakut.

—————————————-

Një ditë s’kisha punë dhe dola në fshat,

Shikoj në një qoshe, shullëhej një plak

E pashë që i gjori , kishte një siklet.

Sa u përshëndetëm filloi muhabet.

Një ditë më tha plaka, do shkoj në qytet

Mbeçë mirë o plak, mbeçë me shëndet

Do dal të shikoj se çfarë bëjnë djemtë,

Po më mbajtën mirë, do rri dy tre net.

Mirë do bësh moj plakë, të qoftë udhë e mbarë,

Po ki shumë kujdes, kur del në pa pazar

Se ti s’mban mend rrugën, kur vete në krua,

Do mbetje atje, mos të kishe mua.!

U qyqja për plakun, mos ma qaj shumë hallin,

Jo po jam si ty, që të gjithë të tallin!

E di ç’thotë Zyberi?, e di ç’thotë Reshati?

Kur kalon ti rrugës, ja thonë – shkoi veshgjati.!

Kështu iku plaka, nuk ma vuri veshin

Mirë i thonë fjalës, mbrapa të përqeshin

Kur më erdhi plaka, sa s’më ikën mentë,

Ngaqë nuk e njohën, desh e hëngrën qentë!

Nuk di kush e bëri, bijtë apo bija

Ishe bërë plaka, fare nuk e njihja

Gjysma leshtë si delja, dhe gjysma si dhia,

Edhe në mes tyre, si zebra me vija!

Mu në mes të kokës, sikur kish rënë predha,

Përmbi të dy sytë kishe bërë dy dredha,

Ishin rrit’ qerpikët, vetullat me bisht,

I kishin dalë sytë t’ja nxirrje me gisht.

Kur e pashë ashtu, sa nuk mu shemb shpia,

Çfarë ke bërë moj plakë moj të hëngërt lia?!

Pse -tha- çfarë kam bërë?!,kështu kish dalë moda

Po ku merr vesh ti, të ka ngecur rrota.

Pa le më e keqja, ishte bërë shollë fare

Më parë vinte mbrapa , porsi një manare,

Tani më nxjerr gjuhën edhe më përqesh,

Se harrova buzët, zgjatur vesh më vesh.

E shikon mor bir që kam rënë në hall,

Njëherë e lashë vetëm e ka zënë më tall,

Tani kam një javë që nuk i flas më,

I kam dhënë karar, ngrohem në shullë!!

/www.qendrapress.com