Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Luan MEMA

Rruga e dashurisë

———————–

Kur ne u takuam,

Se mbaj mend tani.

Dikur ishim bashkë,

S’ na ndante njeri.

Sytë, mbushur me lot,

Shprehin tani dhimbje.

Puthja jote e largët

Është vuajtja ime.

Ata flokë të ndritshëm,

Si hënë e magjishme,

Buzët një torturë,

Torturë e përditshme.

Rruga është e lumtur,

Kur ka dashuri.

Kur ka fjalë të ëmbla,

Gëzon si fëmijë.

Nuk mund ta besoj

Se s’qe dashuria.

Ti ke qenë e verbër,

Vajza e ëndrrave të mia.

Po të ishim bashkë,

S’do ta ndienim kohën.

Do ishim si malet,

Kur tretin dëborën.

/QendraPress/