Fryma  poetike e së mërkurës me poetin:-Luan SHEHI

TË HESHT MË MIRË

—————————

Të hesht më mirë,

a thua do të mund,

s’do të jem më i lirë,

s’do ndihem askund…

Të hesht më mirë,

të mbyll sy e veshë,

hiç s’paska dëshirë,

sfidës t’i buzëqeshë…

Të hesht më mirë,

e di që është e kotë,

një shportë me smirë,

dhuratë nga kjo Botë…

Të hesht më mirë,

më paqen s’do kem,

s’do të jem më i lirë,

peng fatit do të jem… /QendraPress