Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Maxhun OSMANAJ

TI

(Shkrimtarit, në Ditën Ndërkombëtare…)

—————————————–

Ti bredh nëpër kohë, nëpër stinë…

I tundosur dhe sikur i humbur

Shpesh i hutuar n’labirintet e betejave

Ngarkuar n’shpirt, ke kohërat, njerëzit…

Dhimbjet t’i mbulojnë shpresat

Bashkë me zhgënjimet me thinja

Agimet dhe muzgjet i ke shtretër

Mos ëndrrat ta vrasin peizazhin e jetës

Dhe ngjyrat e kohës, shpesh t’i vërbojnë sytë

TI, këngës i jap udhë, zë dhe shpirt

TI, diell që rrit farën e dashurisë

Shpesh të akuzojnë, të dënojnë, të vrasin

Pushtetet, tiranitë dhe diktatorët

Fjala dhe porosia jote

Fiton mbi gjyqësitë e pista

Errësirën e trushpërlarëve i lë pa fjalë

Ideali i përjetshëm dhe ëndrra e mendimit t’lirë, lirisë

Ju mban gjallë

Istog, më 3 mars 2026

/QendraPress/