Fryma  poetike e së mërkurës me poetin:-Murtez ASLLANI

PESHKU NË RËRË

—————

Ishte verë e nxehtë

dhe shkova në det

në plazh u rrezita,

por nuk isha vetë.

Pas disa ditësh

deti kishte valë

dhe në zall

një peshk kishte dalë.

Më shkoi syri andej

dhe e shikova,

peshkut të gjorë

pak i ndihmova.

Lëvizte peshku

përpëlitej n’zallë,

por shokët e vet

ai i kishte mall.

Peshku pa ujë

s’mund të jetojë

e hodha në det

nisi të notojë.

U gëzua peshku

sa shpejt u largua,

m’u duk se mua

m’u falënderua.

/QendraPress/