Fryma  poetike e së mërkurës me poetin:-Nexhbedin BASHA

Paqja më zgjoi kujtime

lufte…

——————————————

Paqja më zgjoi kujtime lufte…

Me paqen dua të flejë çdo çast,

Nga plumbat dhe flakët s’u tutëm,

As dhe i ftohti i acartë..

Emri im n’Afganistan shënuar në regjistra,

Si misionar nën emblemën e shqipes në fluturim,

Si luftëtar shkuan për paqen e artë,

Liria dhe paqa ishin obligim.

Si një afgan flas me tankun rus,

Në bazë si muze replike historie,

Si jehonë kushtrimi më vijnë ato britma,

Dhe zëri kumbues pa pushim i një borie…

Në grykën e tij dëgjoj ulërima,

Dhe zëra fëmijësh në tym e flakë,

Në vargjet e poetit vaj e dhimbje,

Në kasollet prej baltë ende ka shumë plagë.

Sa shumë më dhemb në shpirt,

Kur shoh lot në faqet e nënave afgane,

E dua paqen e me të dua të fle çdo ditë,

S’dua lot, as dhimbje në kasolle.

/QendraPress/