Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Qazim THAÇI- Duke shpjeguar historinë, bëri epokën e tij./Kushtuar Prof.Dr.Mejdi Elezit/
Duke shpjeguar historinë, bëri epokën e tij.
/Kushtuar Prof.Dr.Mejdi Elezit/
Në agun e mëngjesit prillor
Lamtumirë i thua kësaj bote
Për ta lënë pas epokën Tuaj
Që atdheut i shërbeu si pasaportë
Pishtar arsimi nëpër dekada.
Si flakadanë kudo me dritën e dijes
Me amanet që Kosovën ta bënë tokë lirie
E librat e shkruar të mbeten, bazament historie
Kur yjet vigjilojnë në agun e mëngjesit
Me vete morën frymën e një vigani
Për të lënë si trashëgimi,dashurinë njerëzore
Me tingujt e Moxartit dhe betimin Hipokratit.
/www.QendraPress.com/