Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Qazim THAÇI-Pavdeksia edhe përtej jetës kuptim ka./Mikut tim të çmuar Lumni Lushaj/

Pavdeksia edhe përtej jetës kuptim ka

/Mikut tim të çmuar Lumni Lushaj/

————————————————-

E marta është e mort ,se kujtimet mi turbulloi

Por,  as përtej vdekjes ty s’mund të harrojmë

Se Hero u linde e i tillë do mbetesh

Nëpër stuhi ,motesh plotë  furtunë

E gjithë fryma e jetës tënde kishtë një amanet

Që Kosova  të jetë ashtu siq e donte gjaku i dëshmorëve

E  shpirtin ia kishe falë lirisë që moti në rini

Edhe pavdeksia  përtej  jetës për ty ka kuptim  

E sa rrugëtime e shtigje ke bërë sa vetë liria

Lum ishe lum do mbetesh  në kujtimet mia

Uragan që lirinë e doje më shumë se veten

Këngën e sajë krahaqafe do të kesh edhe në amshim

Se lum ishte e Lum do të mbetesh

Si  amanet  i dëshmuar për liri.

/QendraPress/