Fryma poetike e së mërkurës me poetin ;Refki RESHITAJ:
LAMTUMIRË NANË..!
————————————
Mëngjes i zymtë vjeshte, kur erdha me të pa
Si për çdo ditë, prej se në këtë shtrat ke ra,
Në përshëndetjen time, vetëm lëvize me kokë
Në vend të buzëqeshjes, të rrodhën dy pika lotë !
Pranë t’u afrova, ke faqet bukëpugaçe
Dhe me afsh shpirti, ta shtrëngova atë dorë,
Lotët tu ndalën për një çast
dhe buza në gaz të shkoi si me zor !
Po folma një fjalë,
o e dashura nanë
Se ka gjashtë muaj që zërin s’ta kam ndi,
Prej se të kapi kjo sëmujë e randë
Nuk më fole më, veç më shikon me sy ?!
Ti s’ fole, jo nuk më the asnjë fjalë.
Edhe pse për atë zë, shumë malli më kish marr
Por, në vend të fjalës, më shikoje me pikëllim
Sikur doje t’më thoje: Lamtumirë biri im !
Në ato çaste t’u afrova dhe të morra në gji
Siç më merrje ti, kur isha fëmijë
Një zë i padukshëm, në vesh se ç’ më erdh:
E përqafo nanën, e ke për të fundit herë
/www,QendraPress.com/