Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Rexhep F. MORINA

TE KODRA E DIELLIT

(Heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu)

—————————————————-

Ata ecnin kokëlartë,gjoksin përballë erës,

Për shokë ideali,kurrë kyç s´i vunë derës.

Nuk hoqën dorë nga rruga që kishin nisur,

As kur i burgosën,as kur u thanë të krisur.

Dy të rinjtë ishin student,e një kohë ilegal,

Ata i ndiqte regjimi i egër,regjimi gjakatar.

Të betuar për atdhe,me shpirt revolucionar,

Luftëtarët e lirisë,në rrethim shkrepin zjarr.

Rezistenca e tyre ishte një heroizëm i rrallë,

Ndeshen ilegalët,me armikun ballë për ballë.

Trimat zemër shkëmb,në sulm s’u dorëzuan,

Atje te Kodra e Diellit,në katakomb luftuan.

/www.QendraPress.com/